Punonjësit e kësaj zyre, këto ditë e kanë marrë lajmin se duhet të shqyrtojnë ndonjë mundësi tjetër punësimi, meqenëse misioni për të cilin ata shërbejnë tash e sa vite, do të largohet nga Kosova.
Në këtë rast, kjo nuk paraqet lajm vetëm për ta por për gjithë shtetin tonë.
“Në fund të këtij viti. do t’i vendoset dryri Zyrës Ndërlidheës të shtetit që nuk e njeh Kosovën, Sllovakisë. Fatin e njëjtë do ta ketë edhe ambasada sllovake në Danimarkë e Norvegji, si dhe konsullatat e përgjithshme të këtij shteti, në Krakov e Shën Petersburg të Rusisë.”
Lajmin bashkë me arsyetimin e mbylljes së Zyrës Ndërlidhëse, për TV Dukagjini e ka konfirmuar Ministria e Jashtme sllovake.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovakisë thuhet – “Sipas vendimit të Qeverisë Sllovake, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovakisë në Prishtinë do të mbyllet deri më 31 dhjetor 2024, për shkak të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe zvogëlimit buxhetor”
Edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës thonë se janë të informuar për këtë vendim, duke ofruar edhe në vlerësim se çka qëndron prapa tij, bazuar edhe në ndryshimet që sllovakët kanë bërë në shtete tjera.
Ministria e Punëve të Jashtme- “Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë që deri më 31 dhjetor 2024, ambasadat sllovake në Danimarkë dhe Norvegji, konsullatat e përgjithshme në Krakov dhe Shën Petersburg dhe zyra ndërlidhëse në Kosovë do të mbyllen, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikes së Kosovës, bazuar edhe në sqarimet e këtij njoftimi, vlerëson se vendimi është pjesë e një riorganizimi të brendshëm të rrjetit diplomatik të Sllovakisë. Ristrukturimet e tilla të rrjeteve diplomatike në përputhje me objektivat strategjik dhe resurset e kufizuara janë evidente edhe në shtete të tjera.
Kosova mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet që ka zhvilluar me Sllovakinë qoftë përmes zyrës ndërlidhëse qoftë përmes takimeve në forume të tjera në nivel rajonal, evropian dhe global.”
Megjithatë në sytë e njohësve të zhvillimeve politike, ky vendim nuk është thjesht administrative ose protokollar, por shenjë e për diplomacinë sllovake Kosova nuk paraqet prioritet.
Belgzim Kamberi – Musine Kokalari tha se “Pastaj në anën tjetër janë edhe elemente të tjera të rëndësishme, njëra është që Sllovakia është njëra nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës, dhe tjetra më shqetësuesja aktualisht, është që pushteti aktual në sllovaki jo vetëm që përbën një regjim çdo herë e më shumë autoritar.”
Kamberi thtoë se çdo herë e më shumë në BE po fitojnë terren forcat autoritare dhe jo-demokratike, që nuk janë dashmirë të shtetndërtimit të shtetit të Kosovës, e që përballë këtij realiteti do të duhet të ishte alarm për Ministrinë e Jashme dhe diplomacinë kosovare.