Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbyllja e “Xhorxh Bushit” lë parkingun nëntokësor me vetëm një hyrje-dalje

    17/12/2022 20:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka një muaj që është vënë në funksion parkingu nëntokësor në qendër të Prishtinës.

    Mirëpo, që nga 26 nëntori kur u bë mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush” si shkak i festave të fundvitit, ka mbetur më vetëm një hyrje-dalje, ajo kah udha “Eqrem Çabej”.

    Kjo sipas menaxherit të kësaj qendre Korab Fazliu, po ju shkakton telashe pasi që po bën që në periudha të caktuara edhe të shkaktojë kolona kur veturat bëjnë kyçjen nga parkingu në rrugën kryesore, raporton Klankosova.

    Komunarët fillimisht dhanë një datë se kur rruga do të jetë në shfrytëzim përsëri, e që është 8 janari.

    Mirëpo në “Prishtina Parking” thonë se kanë dëgjuar se kjo pjesë e kryeqytetit do të bëhet shesh.

    E në këto raste shpresojnë që t’iu bëhet një zgjidhje nga Komuna.

    Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, i tha emisionit “JU Flet Prishtina” se parkingu nëntokësor për momentin do të funksionojë me vetëm një hyrje-dalje, ndërsa për të ardhmen Musliu shtoi se do të analizohet nga një ekip i Sektorit të Mobilitetit dhe Ekipi i Task Forcës Rrugore, për opsione të reja.

    Sipas ekspertit të komunikacionit, Bekim Ahmeti, në këtë lëmsh të krijuar, kemi të bëjmë me një diskordinim të Komunës e kompanisë gjegjëse që menaxhon me parkingun.

    Ahmeti thotë se kjo pritet ta ngarkojë komunikacionin në rrugën “Eqrem Çabej”, por shton se duhet menduar një zgjidhje.

    Më 600 vend-parkingje e në dy kate, ky parking është më i madhi i këtij lloji në kryeqytet.

    Artikuj të ngjashëm

    Hidhet ngjyrë drejt lokaleve tek lokalet te Parkingu i ri nëntokësor në Prishtinë

    VV-ja në Prishtinë akuzon Komunën për shkelje të kontratës për parkingun nëntokësor

    Të Fundit

    Aksident në Rrugën e Kombit, në hyrje të Kukësit

    Ishte e martuar me letra sa ishte në BBVA, Loredana jep lajmin e papritur

    “Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”

    Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalet do të arrijnë deri 33 gradë

    Zelensky për sulmin ndaj bombarduesve rusë: Veprime që do të jenë në libra të historisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.