Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbyllet zyrtarisht qendra për të moshuar në Pejë “Orenda”, pronari thotë se do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit

    07/11/2022 21:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    E zbrazët ka mbetur qendra për trajtimit e të moshuarve në Pejë, “Orenda”, pas revokimit të licencës nga Ministria e Financave.

    Gjatë ditës drejtori i kësaj qendre, ka thënë se licencën tashmë e ka dorëzuar, por që do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, pasi ai e cilëson këtë si të padrejtë. Sipas inspektoratit të MSh-së, në këtë qendër ishin vetëm 9 të punësuar, prej tyre 4 infermieret, të cilave iu është marr licenca.

    Heshtja ka kapluar gjithë qendrën për përkujdesje ndaj të moshuarve “Orenda” në Pejë. Të gjithë banorët e kësaj qendre tashmë janë larguar nga aty, pas vendimit të Ministrisë së Financave, për revokim të licencës, për shkak të sulmit ndaj një të moshuare nga disa infermiere, që ishin duke punuar këtu.

    Pronari i kësaj qendre Anton Rasaj, duke mos dashur të flasë para kamerës ka konfirmuar se tashmë të gjithë banorët e kësaj qendre janë larguar nga këtu dhe se licenca i është dorëzuar institucioneve.

    Ai ka potencuar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për këtë

    Rasaj ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit për shkak se cilëson se i është bërë e padrejtë.

    Por, në këtë qendër sipas inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë qenë të punësuar vetëm 9 persona.

    “Është konstatuar se në këtë qendër janë të punësuar 4 profesionistë shëndetësor, të tipit infermierë, dhe është verifikuar nëse këta infermierë kanë licencë pune, dhe rezulton se 4 infermierët në fjalë kanë licencë pune…Në bazë të informatave që ne kemi nuk ka pasur profesionistë të tjerë shëndetësor”, ka thënë kryeinspektori shëndetësor, Shaban Osmani.
    Për atë se çfarë ka ndodhur me të punësuarit e tjerë dhe të moshuarit që kanë qenë duke qëndruar këtu, nuk kanë informacione nga komuna e Pejës. Ata thonë se nuk kanë kompetenca për monitorim të kësaj qendre, derisa kanë thënë se janë të hapur për të ndihmuar ministritë përgjegjëse.

    “Një prej pikave apo arsyeve që ka marr ai, është se ka pasur të punsojë 20 deri në 25 persona, tash çka bëhet me ata persona, me ata të punësuar aty me të thënë të drejtën unë nuk e kam idenë. Më vjen keq për vendin e tyre të punës, por besoj që tash inspektorati, policia, prokuroria janë duke u marr me këtë punë dhe e rregullojnë si është më së miri, sepse edhe ata që kanë qenë duke qëndruar aty duhet të bëhet një zgjidhje, por nëse hapet procedura të tjera ne jemi të hapur”, ka thënë zëdhënësi i komunës së Pejës, Faik Zekaj.

    RTV Dukagjini, ka pyetur Ministrinë e Financave, në lidhje me të gjeturat në këtë qendër dhe se nëse kanë pranuar licencën nga pronari, por ata nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.

    Ndërkohë që avokati, i Aurona Pelajt, e cila gjendet në paraburgim bashkë me 2 infermiere të tjera, ka thënë se kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar këtë masë të sigurisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet i dyshuari për veprën e dhunimit në Pejë

    Vidhen katër ditarë në një shkollë në Pejë, gjatë natës dikush hyri nga dritarja dhe i mori

    Gjashtë persona në kërkim për drogën në vlerë rreth 5 milionë euro që u sekuestrua në Pejë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.