LajmeLIVE

Mbyllet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u fol për Kosovën

Ka përfunduar seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u fol për Kosovën, shkruan Demos.

Në këtë seancë Kosovën e përfaqësoi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se nuk ekziston ‘Kosovë e Metohi’ dhe se kjo është një gjuhë e vjetër shoviniste e Sllobodan Millosheviqit dhe shprehje e ambicieve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës.

Ao iu kundërpërgjigj përfaqësuesit serb i cili akuzoi Kosovën për blerjen e armatimit, duke i thënë se kanë blerë nga një vend i cili është anëtar i NATO-s, jo sikurse Serbia që blen armatim nga Rusia e Kina.

Ndërsa nga SHBA-ja deklaruan nevojën për mbylljen e misionit të UNMIK-ut, duke deklaruar se nuk është më e nevojshme të funksionojë ky mision.

Sipas SHBA-së, UNMIK-u po shpenzon mjaftueshëm, ka përmbushur të gjitha kërkesat tash e sa kohë, dhe nuk ka ndonjë impakt më në Kosovë.

Me këtë teori u pajtua edhe përfaqësuesi i Sllovenisë, duke thënë se UNMIK-u më nuk implementon detyrat fillestare që i ka pasur, meqë nuk ka më nevojë.

E Përfaqësuesja e Britanisë, Jennifer MacNaughtan, tha Mbretëria e Bashkuar mbetet përkrahëse e palëkundur e zhvillimit demokratik të Kosovës dhe shtegut të saj euroatlantik.

“Si ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje shteteve anëtare që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen shumicës. Njohja është esenciale për stabilitet afatgjatë dhe për zhbllokimin e potencialit të plotë të Kosovës”, deklaroi ajo.

Ajo foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë. “Llogaridhënia për sulmin në Banjskë dhe për sulmet ndaj KFOR-it është pritur shumë gjatë”, ka thënë ajo.

Diplomatja britanike inkurajoi progres të shpejtë drejt formimit të qeverisë në Kosovë dhe përgëzoi mbajtjen e qetë dhe demokratike të procesit zgjedhor lokal.

Ajo tha se rishikimi strategjik i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button