Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbyllet restoranti i Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës

    22/04/2025 18:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Milan Radoiçiq, krimineli i cili organizoi dhe udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë, i cili është tërhequr nga të gjitha kompanitë në Serbi dhe ia ka lënë ato Zvonko Veselinoviqit, i ka dhënë fund edhe biznesit të tij në Kosovë. Nova raporton se restoranti “Grej”, i cili drejtohej nga bashkëshortja e tij, Ema Radoiçiq, është mbyllur zyrtarisht

    Milan Radoiçiq është ende i lirë, edhe pse kundër tij janë duke u zhvilluar procedura penale si në Beograd ashtu edhe në Kosovë për shkak të rastit Banjska. Ai mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator 2023.

    Atij i është konfiskuar e gjithë pasuria në Kosovë, e vlerësuar në 3.4 milionë euro dhe sipas Agjencisë Kosovare për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vetëm vila në liqenin e Gazivodës kap vlerën e rreth dy milionë euro.


    Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika
    Restoranti “Grey”, i cili gjendet në Mitrovicën veriore, kap vlerën e rreth 400 mijë eurove.

    Siç tregojnë të dhënat nga APR, ai është fshirë nga regjistri dhe është mbyllur.

    Milan Radoiçiq tani zyrtarisht nuk zotëron asnjë kompani, pasi ai transferoi aksionet e tij në gjithsej pesë kompani te Zvonko Veselinoviq dhe vëllait të tij Zharko.

    Në të njëjtën kohë, gruaja e tij doli si investitore në një vilë në Dedinje, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 310 milionë dinarë ose 2.65 milionë euro.

    Ajo pronë në bulevardin ‘Princ Aleksandar Karagjorgjeviq’ ishte regjistruar si pronë e përbashkët e Milan Radoiçiqit dhe gruas së tij Ema, por ndërkohë ai ia kaloi asaj pronën.

    Artikuj të ngjashëm

    Radojçiq po i maltreton serbët e Kosovës – dalin pamje të grushtimit

    Gashi: Radojçiq mund të vritet nga vetë shteti serb

    Vuçiq tregon se çka do të bëjë Serbia me kriminelin, Milan Radojiçiq

    Të Fundit

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin e Kosovës me BE-në

    Duda Balje për bllokaden në Kuvend: Fajësia shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.