Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21.
45 minutat e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” janë mbyllur baras dhe pa gola.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2023.
Kosova dhe Sllovenia janë pjesë e Grupit G.
“Dardanët” ndodhen në pozitën e pestë apo të parafundit me 6 pikë, kurse sllovenët janë një pozitë më lartë me 8 pikë.