Mbyllet përkohësisht një klinikë private në Mitrovicë të Veriut për shkelje të rënda sanitare, konfiskohen produkte me afat të skaduar

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë, nën udhëheqjen e Baki Hajrizit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Mitrovicës Veriore, ka ndërmarrë një aksion kontrolli në klinikën private kirurgjike Beomedik, ku janë evidentuar shkelje të rënda të standardeve sanitare dhe profesionale, transmeton DMEOS.
Gjatë inspektimit është konstatuar mungesë ventilimi adekuat, si dhe ruajtje e barnave dhe reagentëve me afat të skaduar prej disa vitesh. Si rezultat, klinika është mbyllur përkohësisht, ndërsa janë konfiskuar mbi 27 lloje produktesh, përfshirë glukozë, qese për urinim, shiringa, reagentë, sprejra, doreza, fasha, maska, mantila dhe produkte të tjera mjekësore.
Inspektorati ka njoftuar se nesër pritet që Inspektorati Farmaceutik dhe ai Shëndetësor të mbikëqyrin procesin e asgjësimit të këtyre materialeve, si dhe të vlerësojnë nëse klinikës do t’i pezullohet përfundimisht licenca, apo nëse shkeljet mund të korrigjohen me masa ndëshkuese dhe përmirësuese


