Klubi italian AC Milan ka arritur më në fund marrëveshje me mesfushorin defanziv të Monacos, Youssouf Fofana.
Pas javëve të tëra interesim dhe negociata, klubi kuqezi më në fund ka marrë sot ‘dritën jeshile’ nga Monaco për kushtet e pagesës, raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, transmeton Sinjali Sporti.
Kosto totale e transferimit do të jetë 25 milionë euro, me bonuse të përfshira.
Mesfushori francez do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare plus opsion për sezonin e mëtejshëm.
Udhëtimi për në Itali dhe testet mjekësore do të ndodhin në 24 orët e ardhshme, shton Romano.