Ekipet e mbrojtjes së Thaçit dhe të tjerëve në Hagë duhet të paraqesin mocionin e përbashkët deri më 12 qershor, ndërsa Prokuroria të dorëzojë përgjigjen deri më 7 korrik. Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se rrëzimi i tërësishëm i aktakuzave do të ishte një epilog i këtij procesi, por pret që pas datës 14 korrik të shihet se si do të jetë rrjedha e mëtutjeshme.
Ekipet e mbrojtjes duhet të paraqesin mocionin e përbashkët deri më 12 qershor, për mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës për Thaçin dhe të tjerët.
Ky mocion lidhet me kundërshtimet e mundshme për vazhdimin e procesit apo me kërkesa të tjera procedurale nga ana e mbrojtjes. Ndërsa, ndryshimi i afatit për Prokurorinë erdhi nga vetë trupi gjykues.
“Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e mbrojtjes të dorëzojnë mocionin e përbashkët në përputhje me rregullën 130, deri më 12 qershor, ndërsa ZPS-ja u urdhërua të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 14 korrik. Megjithatë, në këtë vendim, Trupi Gjykues e gjeti të përshtatshme, të zvogëlojë afatin kohor për përgjigjen e Prokurorisë më 7 korrik”, thuhet në njoftim.
Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se rrëzimi i tërësishëm i aktakuzave do të ishte një epilog i këtij procesi, por pret që pas datës 14 korrik të shihet se si do të jetë rrjedha e mëtutjeshme.
“Referuar asaj që është parë deri më tash, rrëzimi i tërësishëm i pikave të aktakuzës do të ishte epilog real i përfundimit të këtij procesi të stërzgjatur dhe me shkelje të shumta. Po ashtu vlen të theksohet se në varësi prej epilogut të vendimit të trupit gjykues të korrikut, kjo do të jetë rrethanë determinuese të këtij procesi të mëpastajmë. Vlerësoj që së paku në shkallën e parë të përfundojë brenda këtij viti ose të vitit të ardhshëm më së largu”, tha Ardian Bajraktari, avokat.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po mbahen në paraburgim tash e 5 vjet./RTK/