Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbrojtja e Kuçit: Në fillim të vitit të ardhshëm jemi të gatshëm për gjykim

    01/09/2025 12:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrojtja e Hajredin Kuçit përmes avokatit Alexander Admiraal, ka bërë të ditur se në fillim të vitit 2026 janë të gatshëm për gjykim në këtë çështje. Hajredin Kuçi së bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

    “Mbrojtja pret të jetë e gatshme për gjykim në fillim të vitit të ardhshëm”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Veç kësaj, mbrojtja e Kuçit ka treguar disa periudha kohore, për të cilat thotë se nuk është e disponueshme.

    “Mbrojtja gjithashtu informon Gjykatësin e Procedurës Paraprake se kemi angazhime të mëparshme që e bëjnë Mbrojtjen të pamundur nga data 8 deri më 16 janar 2026 dhe nga data 5 deri më 18 mars 2026”, thuhet në parashtrim.

    Gjithashtu, mbrojtja ka treguar se planifikojnë që të kërkojnë analizë forenzike për çdo material që është sekuestruar nga klienti i tyre.

    “Bazuar në zbulimet e bëra deri më tani, Mbrojtja pret të kërkojë analizë të mëtejshme forenzike të çdo materiali (material i sekuestruar nga Kuçi). Mbrojtja do të jetë në gjendje të marrë një vendim përfundimtar mbi këtë çështje sapo të jenë zbuluar të gjitha gjetjet hetimore”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes.

    Ky parashtrim i cili është dorëzuar më 29 gusht 2025, thotë se janë në pritje të rezultateve për pajisjet elektronike të Kuçit dhe varësisht prej rezultateve të atij hetimi, ata do të vendosin nëse do të kryejnë hetime të tjera.

    Veç kësaj, mbrojtja bëri të ditur se në rast që lind nevoja do ta kundërshtojë pranueshmërinë e materialit provues vetëm pas konferencës së përgatitjes së gjykimit. Ndërsa, tha se synon të thirret në disa baza tjera që e përjashtojnë përgjegjësinë penale të të akuzuarit, por kjo varet krejtësisht prej rezultateve të zbulimit.

    Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

    Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

    Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

    Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

    Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

    Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

    Artikuj të ngjashëm

    Mehmet Kosova rikthehet por partnerja e tij 24 vite më e re ndez debat

    ​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

    Vuçiq viziton Pekinin: takime me Xi Jinping dhe Vladimir Putin

    Të Fundit

    Mehmet Kosova rikthehet por partnerja e tij 24 vite më e re ndez debat

    ​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

    Vuçiq viziton Pekinin: takime me Xi Jinping dhe Vladimir Putin

    Krasniqi i LVV-së në KQZ e sulmon brutalisht gjykatësin shqiptar: E ka emrin gati si kryetari i Listës Serbe, edhe me vendime dul qashtu

    Alban Krasniqi akuzon diplomatët e huaj se po e marrin në mbrojtje për hesape të ngushta Listën Serbe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.