Lajme

Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Nuk ka prova për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, kërkohet lirimi

Në dosjen përfundimtare të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, thuhet se Prokuroria e Hagës nuk ka arritur të paraqesë prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat ndaj tij.

Mbrojtja argumenton se nuk ka pasur asnjë “qëllim të përbashkët kriminal” brenda UÇK-së dhe se organizata ishte krijuar për mbrojtjen e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

“Nuk ka pasur kurrë një qëllim të përbashkët kriminal për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi Kosovën duke përfshirë kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve. Asnjë dëshmitar i besueshëm nuk ka dëshmuar për ekzistencën e ndonjë qëllimi të tillë të përbashkët; kjo nuk mund të nxirret nga deklaratat ose rregulloret publike të UÇK-së. UÇK-ja u krijua për të mbrojtur popullsinë civile kundër krimeve të përhapura serbe.” thuhet në këtë dosje më tutje.

Po ashtu, theksohet se asnjë dëshmitar nuk ka lidhur Krasniqin me ndonjë krim dhe se pretendimet e Prokurorisë janë të pabazuara.

Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të shpallet deri më 19 maj, nëse nuk kërkohet afat shtesë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button