Për herë të parë ju do shihni gjëra ekskluzive të një trajnimi që është duke e mbajtur ushtria e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në.
“Momentalisht jemi të stacionuar këtu në Gjakovë, në Kosovë duke trajnuar vëllezërit tanë kosovar të FSK së bashku me forcat partnere me të cilët gjendemi këtu duke bërë trajnimin për Komandim dhe Udhëheqje të liderëve të rinj dhe qëllimi është që të rrisim nivelin e forcat nga 0F6 në 0F7 dhe nga 0F1 në 0F2 duke u fokusuar në lidershipin e të rinjve duke përdorur njësit e këmbësorisë si model bazë për trajnimin.” tha Ben Grifith, lideri i ekipit në Ushtrinë Britanike, Ekipi Këshillëdhënës në Republikën Çeke.
Jemi në ditët e fundit dhe me aq sa kemi kuptuar, djemtë më të mirë të kombit janë duke shkëlqyer në këtë kurs sepse këtë e thonë vet ata që vijnë nga Anglia, si instruktor special.
”Po, në fakt njohuritë dhe shkathtësitë teknike që ka FSK-ja janë vërtetë të mira, kështu që ne jemi këtu për të asistuar dhe sjellur trajnimin e avancuar që po mbajnë, por ata vetëm se kanë mbajtur kurse të tjera bazike, dhe kjo po ashtu po mbahet nga instruktorët e FSK-së që është gjë tepër e mirë të shohim një aftësi të re duke u krijuar dhe është shumë afër mjaftueshmërisë, kështu që ne jemi shumë të kënaqur të ndajmë eksperiencën tonë dhe gjëra të tilla dhe ndihem mirë që standardi vetëm se është i lartë dhe vet.” shprehet lejtnant Alasdair Sinton për ushtarët e FSK-së.
Mundësia për tu bërë inxhinier luftarak nuk duhet humbur, prandaj edhe këta kursant nuk ndjejnë lodhje asnjë moment.
“Si koncept i përgjithshëm inxhinierët luftarak përbëhen nga tre shtylla kryesore: lëvizshmëria, kundërlëvizshmëria dhe mbijetesa.” shpjegon togeri i FSK-së, Granit Revuçi.
I fundit por jo nga rëndësia, ky person që ka një jetë me Kosovën, sepse ishte në vendin tonë pas përfundimit të luftës, nënkoloneli John Hunter është jashtëzakonisht i kënaqur me ushtarët e FSK-së.
”Çdo trajnim që i kemi futur studentet në to, veçanërisht ato që janë mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, kemi student të kualitetit më lartë nga Forca e Sigurisë së Kosovës në trajnime ku gjithmonë përfundojnë të jenë më së larti në fund të tyre dhe të paktën dy herë kanë fituar “The Sword of Honor” për studentët internacional, pra duhen të jenë student të shkëlqyeshëm të akademisë ta fitojnë atë. Pra po, është një kualitet shumë i lart i ushtarëve që po vijnë nga Kosova.” tha John Hunter.