Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Mbretëria e Bashkuar e ka një afat për marrëveshjen Kosovë -Serbi”

    23/05/2022 16:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron të vonohet shumë marrëveshja Kosovë – Serbi. Arritjen e marrëveshjes finale në MB e presin mjaft shpejt.

    Bislimi, që ishte takuar edhe me Stuart Peach, emisarin special të Mbretërisë së Bashkuar, tregoi në Komisionin për Punë të Jashtme lidhur me qëndrimin e këtij shteti për marrëveshjen finale.

    “Edhe për Mbretërinë e Bashkuar është me rëndësi që sa më shpejt të arrihet marrëveshja. Të shfrytëzohej kjo periudhë 18 muajshe deri në 24 muajshe ku nuk ka procese zgjedhore që janë me rëndësi në ndonjë nga vendet e Bashkimit Europian ose në dy shtetet që janë të përfshirë në bisedime, në mënyrë që kjo periudhë të shfrytëzohet për arritjen e marrëveshjes finale”, tha Bislimi.

    Zëvendëskryeministri theksoi se në MB pajtohen për “synimin final të marrëveshjes”, por tha se ka vetëm një paqartësi.

    “Nuk ka dilemë te asnjë prej bashkëbiseduesve në Mbretërinë e Bashkuar për atë se cili duhet të jetë synimi final i marrëveshjes. Vetëm se ka pak paqartësi rreth asaj se çfarë nënkuptohet me atë se marrëveshja duhet ta ketë në qendër njohjen. Dhe u dashtë me ua shpjegu se çfarë do të thotë kjo”, tha ai.

    Këtë, Bislimi tha se ua kanë sqaruar “bashkëbiseduesve në Mbretërinë e Bashkuar”.

    “Për ne ka qenë e qartë se vendosja e njohjes në qendër të bisedimeve nuk nënkupton që ajo duhet të vijë para se të fillojnë negociatat, por të gjitha diskutimet, të gjitha aranzhimet duhet të jenë duke pasur si parakusht se po diskutojnë dy vende që e njohin njëra-tjetrën”, tha ai.

    Bislimi shpjegoi se i gjithë procesi duhet të zhvillohet “nën premiset se vendet e njohin njëra-tjetrën”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryeministri Kurti udhëton në Mbretërinë e Bashkuar, priten takime

    Albumi i Rita Orës shënon sukses të madh në Mbretërinë e Bashkuar

    Protesta kundër marrëveshjes së Ohrit, PSD shpërndan tym të zi para Qeverisë (VIDEO)

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.