Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto vendime u morën sot

    05/06/2025 15:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje në të cilën ka marrë disa vendime.

    Ndër to ishin edhe vendimet për pagat e zyrtarëve publikë që nga muaji korrik do t’iu dalin me rritje nga 55 euro më shumë, si dhe lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje në vlerën prej 319.5 euro – që është 50% e pagës mesatare referente.

    Vendimet:

    ·         Përcaktuar pagën mesatare me qëllim të kompensimit të pushimit të lehonisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Agjencia e Statistikave të Kosovës, këtë javë, ka publikuar nivelin e pagës mesatare për vitin 2024, e cila ka shënuar rritje të theksuar viteve të fundit, duke arritur në 639 euro. Nga muaji qershor, lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetjen e paraparë sipas Ligjit të Punës për tre (3) muaj nga Qeveria në vlerën prej 319.5 euro – që është 50% e pagës mesatare referente. Krahasuar me nivelin aktual prej 223 euro, mbështetja e re paraqet një rritje prej 43.3%.

    ·         Ndarë mjetet buxhetore për zbatimin e nenit 33, paragrafi 2. të Ligjit Nr. 08/ L-332 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.  Siç është miratuar në Ligjin e Buxhetit, pagat e zyrtarëve publikë këtë vit rriten dy herë nga 55 euro, për të kompletuar rritjen prej 110 euro për të gjithë. Rritja e parë tashmë ka filluar së zbatuari që nga janari i këtij viti. Rritja e dytë do të fillojë zbatimin nga muaji korrik.

    ·         Ndarë mjetet buxhetore për zbatimin e Masës 3.5 pagesa e lehonave të papuna të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me këtë vendim, nga muaji qershor vlera mujore e shtesave për lehona rritet nga 170 euro në 325.9 euro – aq sa është vlera neto e pagës minimale të re.

    ·         Miratuar rregulloren për Trajnimin dhe Testimin e Detyrueshëm, si dhe Certifikimin e Inspektorëve të Republikës së Kosovës. Kjo rregullore zbatohet për të gjithë inspektorët e punësuar në administratën shtetërore dhe në nivel komunal në tërë Republikën e Kosovës, përveç inspektorëve të organeve inspektuese të përjashtuara nga fushëveprimi i ligjit përkatës për inspektimet.

    ·         Miratuar rregulloren për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. Kjo rregullore synon të rregullojë në mënyrë të detajuar dhe të unifikuar të gjitha fazat e procesit të rekrutimit, duke përfshirë shpalljen e konkurseve, përbërjen dhe funksionimin e komisioneve, si dhe procedurat dhe metodat e vlerësimit të kandidatëve.

    ·         Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të  paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i Qarkores së Jashtme të Qytetit të  Gjilanit dhe Kyçja e Rrugës Nacionale N25.2  dhe N25.3 deri te Autoudha R7.1”.

    ·         Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore “Mekanizmi” që menaxhohen dhe administrohen nga AKP-ja, shpronësimi i të cilave është i nevojshëm për realizimin e projektit: “Ndërtimi i ndërtesave të banimit të përballueshëm dhe social për Komunën e Podujevës”.

    ·         Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.12/253, të datës 21 mars 2025, për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Me këtë vendim kryesuesi i këtij komisioni, Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendësohet me Besim Kamberajn, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Lendita Osaj, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, zëvendësohet me Have Krashniqin, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    ·         Miratuar vendimin për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin Memoriał “Adem Jashari” në Prekaz. Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz përfaqëson një ndër proceset më delikate dhe më të rëndësishme për Republikën tonë. Masterplani, i cili është në fazën e hartimit nga një studio e profesionistëve ndërkombëtarë në bashkëpunim me ata vendorë, synon ta shndërrojë Kompleksin në një nga qendrat më të rëndësishme të kujtesës në botë. Përveç projekteve për konservim, restaurim dhe interpretim, parashihet edhe hartimi i dokumenteve të Planifikimit Hapësinor, të cilët do të mundësojnë zhvillimin e një koncepti koherent dhe multidisiplinar për organizimin hapësinor dhe urban të Kompleksit.

    ·         Emëruar Komisionin Ad-hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, sipas kësaj përbërje:

    o   Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë – kryesuese;

    o   Naim Gashi, Drejtor në Agjencinë e Kosovës për Akreditim – anëtar;

    o   Fahrije Ternava, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Brendshme – anëtare;

    o   Arta Bajraktaraj, U.d. Udhëheqëse e Njësisë së Burimeve Njerëzore – anëtare;

    o   Ylber Elshani, ekspert i jashtëm – anëtar.

    Artikuj të ngjashëm

    Rrahje për parking në Ksamil, të përfshirë dy shtetas turq me banim në Kosovë – 5 veta marrin trajtim në spital

    Nesër seanca e 28-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin – s’ka sinjal zhbllokimi

    Babë e bijë nga Kosova hyjnë në “Guinness” si më të shpejtit që kanë ngjitur 7 majat më të larta të botës

    Të Fundit

    Rrahje për parking në Ksamil, të përfshirë dy shtetas turq me banim në Kosovë – 5 veta marrin trajtim në spital

    Nesër seanca e 28-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin – s’ka sinjal zhbllokimi

    Babë e bijë nga Kosova hyjnë në “Guinness” si më të shpejtit që kanë ngjitur 7 majat më të larta të botës

    Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

    “Skenë e papritur” – Përqafimi i Jozit me vajzën misterioze merr vëmendje të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.