Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Mbledhja e Kryesisë e takimi me Presidenten, Kuvendi citon Bashën në njoftim: Kam përgjegjësi ta funksionalizoj Kuvendin

    01/09/2025 21:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi në mungesë të kuorumit dhe takimin e Kryeparlamentarit Dimal Basha me Presidenten Vjosa Osmani.

    Sa i përket takimit me Osmanin, në njoftim thuhet se Basha e njoftoi Presidenten lidhur me përfundimin e seancës konstituive, pasi që Basha e konsideroi Kuvendin si të konstituar ndonëse ka dështuar zgjedhja e nënkryetarit serb, dhe argumentet e tij lidhur me këtë çështje.

    “Duke sqaruar vendimin e tij për të shpallur të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit, kryetari Basha tha se Kuvendi tashmë ka kryetarin dhe katër nënkryetarë, rrjedhimisht pesë nga gjashtë anëtarët e Kryesisë, duke siguruar kështu kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar me punë”, thuhet në njoftim.


    “Pika 4 e seancës konstituive është ezauruar, sepse të gjithë deputetët nga komuniteti serb i janë nënshtruar nga tri herë kandidaturës për nënkryetar dhe asnjëri nga ta nuk i ka marrë votat e mjaftueshme. Pra, dy prej tyre nuk kanë pranuar kandidaturën, ndërsa tetë të tjerë nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme. Si kryetar i Kuvendit kam qenë para një situate që ose të ndërpres punimet e Kuvendit, ose të vazhdojë punimet me një Kryesi funksionale, me pesë nga gjashtë anëtarët. Në atë moment unë kam vlerësuar se Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari”, citohet deklarata e Bashës.

    Basha tutje ka thënë se ka përgjegjësi ta funksionalizoj Kuvendin.

    “Kam përgjegjësi para qytetarëve, para institucioneve por edhe para miqve ndërkombëtarë, që ta funksionalizoj Kuvendin. Kuvendi është organi më i lartë i Republikës, nga derivon ekzekutivi, gjyqësori dhe presidenti, prandaj për mua ka qenë shumë e rëndësishme ta konsideroj Kuvendin të konstituuar. Për këtë arsyetim baza ime ka qenë Rregullorja e Kuvendit”, citohet të ketë thënë Basha.

    Ndërkohë për mbledhjen e Kryesisë thuhet se qëllimi i ftesës ishte konsultimi me nënkryetarët e Kuvendit lidhur me hapat në vijim.

    Mbledhja e Kryesisë nuk u mbajt në mungesë të kuorumit. Në sallë shkaun vetëm Basha dhe nënkryetaret Albulena Haxhiu e Emilija Rexhepi, përderisa munguan nënkryetarët Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala.

    Artikuj të ngjashëm

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi

    Dërguti: VV-ja po i kryen favore Listës Serbe duke mos ua zgjedhur nënkryetarin

    Të Fundit

    Një 40-vjeçare goditet për vdekje nga vetura në Gjonaj të Prizrenit

    Ministrat e Jashtëm e emisarët për rajonin në Bled, Gërvalla bisedon me Sorensen e Trocaz

    Ndalimi i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore zgjatet deri më 30 shtator 2025

    Komandanti i KFOR-it në Bondsteel, informohet detajisht për operacione e aktivitete, sheh edhe armët e sistemet në dispozicion të disa njësive

    Kërkesa e Listës Serbe, Kushtetuesja: Nuk figuron askund termi ‘Kuvendi i Prishtinës’

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.