Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbishkrime nacionaliste në një shtëpi në Kroin e Vitakut

    04/12/2023 21:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pavarësisht dëmtimit dhe mbishkrimeve në një shtëpi, puna për rindërtimin e shtëpive po vazhdon

    Rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore po vazhdon. Por, natën e së shtunës në njërën nga to dikush la një mbishkrim në gjuhën serbe si dhe dëmtoi pjesërisht jërin mur të shtëpisë. Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.

    Për afër 15 vjet banoi në këtë shtëpi.

    E nga kjo, u nxor me forcë me 24 mars të vitit 1999.

    Është ky Ramadan Istrefi, njëri nga ish-banorët shqiptar të lagjes Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriut.

    “Me 24 mars qat natë që ka ra bomba e parë e NATO-s në Serbi, nesër në mëngjes neve na kanë përzënë prej këtu, dhe sot e asaj dite unë jetoj nëpër shtëpia poshtë e përpjetë”, ka thënë Ramadan Istrefi, ish-banor i lagjës Kroi i Vitakut.

    Istrefi thotë se në vendbanimin e tij u mbajtën shumë organizime politike të asaj kohe.

    Por, në kohën e luftës, shtëpia e Istrefit pati fatin e njëjtë me objektet e tjera në të cilat banonin shqiptarët.

    E zhurma e mjeteve të punës po dëgjohet edhe një herë në Kroin e Vitakut.

    Kjo pasi së fundmi ka filluar rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje.

    Këtë fat e pati edhe nipi i Ramadan Istrefit.

    Ramadan Istrefi, ish-banor i lagjës Kroi i Vitakut.

    “Prej qasaj dite kurrë jemi kthyer vetëm në shtëpi të kallta, e këtu po nihna fortë mirë por pak e kam një dhimbje që vëllai im nuk ka pas ymër me u kthye edhe një herë në shtëpinë e vet, sepse vëllai ka vdekur”, ka thënë Istrefi.

    Por, duket se jo të gjithë janë pajtuar me idenë që shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre.

    Pasi natën e së shtunës në njërën nga shtëpitë, dikush la këto mbishkrime në gjuhën serbe.

    Ramadan Istrefi, ish-banor i lagjës Kroi i Vitakut

    “Qatyne që i kanë vrarë shqiptarët, fëmijët, pleqtë, atyre ju pengon”, u shpreh ish banori Istrefi.

    Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës

    “Ka një dëmtim kriminal, ka pasur dëmë të vogla materiale në një shtëpi e cila është duke u ndërtuar, por këto janë normale nuk është dicka që ndikon në situatën e sigurisë në Veri. Ne jemi duke e hetuar rastin dhe hetime vazhdojnë”, thqa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani.

    Në fund, zv/drejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Veton Elshani, ka thënë se situata në veriun e vendit po vazhdon të jetë e qetë.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.