Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbi 55,900 palestinezë të vrarë në luftën në Gaza që nga tetori 2023

    21/06/2025 20:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 55,908 palestinezë janë vrarë në konfliktin në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, raporton Anadolu.

    Brenda 48 orëve të fundit, 202 trupa të tjerë janë sjellë në spitale, ndërsa 1,037 persona të tjerë janë plagosur, duke e çuar numrin total të të plagosurve në mbi 131,138.

    Ministria thekson se shumë viktima mbeten të bllokuara nën rrënoja, pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t’i arrijnë ato. Që nga 27 maji, të paktën 450 palestinezë janë vrarë dhe 3,466 janë plagosur gjatë kërkimeve për ndihma humanitare në zona të sulmuara nga forcat izraelite.

    Ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gazë më 18 mars, duke vrarë mbi 5,599 persona dhe plagosur 19,097 të tjerë, duke shkelur armëpushimin e nënshkruar në janar.

    Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhëra-arresti ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

    Izraeli po përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me konfliktin në enklavën palestineze.

    Artikuj të ngjashëm

    Aeroplani B-2 që goditi caqet serbe në Kosovë, bombardoi edhe objektet bërthamore në Iran

    Forca ajrore izraelite godasin Iranin: Neutralizuam me shpejtësi sulmet drejt territorit tonë

    Starmer: ShBA-ja ka ndërmarrë veprime për të zbutur kërcënimin, Irani duhet t’i kthehet negociatave

    Të Fundit

    Aeroplani B-2 që goditi caqet serbe në Kosovë, bombardoi edhe objektet bërthamore në Iran

    Forca ajrore izraelite godasin Iranin: Neutralizuam me shpejtësi sulmet drejt territorit tonë

    Starmer: ShBA-ja ka ndërmarrë veprime për të zbutur kërcënimin, Irani duhet t’i kthehet negociatave

    Real Madridi dhe Juventusi sonte në aksion për Kupën e Botës për Klube

    Ky test 10-sekondësh mund të parashikojë se sa gjatë do të jetoni thonë shkencëtarët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.