Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbi 470 tërmete godasin Japonin që nga e shtuna, banorët paralajmërohen për vigjilencë

    26/06/2025 17:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një seri prej më shumë se 470 tërmetesh të njëpasnjëshme ka goditur grupin e ishujve Tokara në jug të Japonisë që nga e shtuna, njoftoi të hënën Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).

    Tërmetet, me magnitudë të paktën një ballë të shkallës Rihter, janë ndjerë lehtë nga banorët, pa shkaktuar dëme të mëdha deri më tani.

    Dy tërmetet më të forta në këtë periudhë kishin magnitudë 5.1 dhe u regjistruan të dielën dhe të martën. JMA ka paralajmëruar banorët të jenë vigjilentë, duke theksuar se aktiviteti sizmik në këtë zonë ka qenë i rritur dhe ka pasur periudha të ngjashme në të kaluarën.

    Grupi i ishujve Tokara përbëhet nga 12 ishuj, prej të cilëve shtatë janë të banuar nga rreth 700 banorë. Disa prej ishujve kanë vullkane aktive dhe janë të lidhur me tragete në mot të mirë. Japonia është një nga zonat më sizmikisht aktive në botë për shkak të vendndodhjes së saj në kryqëzimin e katër pllakave tektonike.

    Në janar 2024, një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Gadishullin Noto në Japoni, duke shkaktuar 470 viktima, duke kujtuar rrezikun e madh nga aktiviteti sizmik në rajon.

    Artikuj të ngjashëm

    “Mesazh i pastër”, Gërvalla e falënderon kryediplomati kroat që foli “pro” pranimit të Kosovës në KiE

    Kryediplomati kroat bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Mediat izraelite: Trump dhe Netanyahu bien dakord për përfundimin e luftës në Gaza për dy javë

    Të Fundit

    “Mesazh i pastër”, Gërvalla e falënderon kryediplomati kroat që foli “pro” pranimit të Kosovës në KiE

    Kryediplomati kroat bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Mediat izraelite: Trump dhe Netanyahu bien dakord për përfundimin e luftës në Gaza për dy javë

    Kurti mirëpret Odën Ekonomike të Gjenevës – Diskutohet rritja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë

    AAK-ja del me prezantim: Këta janë kandidatët për 11 komuna

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.