Mbi 400 persona janë vrarë dhe më shumë se 3,000 të tjerë janë lënduar në Iran që nga fillimi i konfliktit izraelito-iranian të premten e kaluar, njoftoi sot transmetuesi shtetëror iranian IRIB, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së vendit.
“Sot në mëngjes, duart e regjimit izraelit janë të njollosura me gjakun e 400 iranianëve të pambrojtur, ndërsa janë plagosur 3,056 persona nga raketat dhe dronët e tij,” thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton CNN.
Ministria theksoi se shumica dërrmuese e viktimave janë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim raportoi më herët se nga sulmet izraelite prej 13 qershorit janë vrarë 54 gra dhe fëmijë, sipas deklaratave të zëdhënëses së qeverisë, Fatemeh Mohajerani