Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Mbi 350 mijë persona të punësuar me pagë primare në muajin mars

    28/04/2023 19:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat administrative të tregut të punës për muajin mars të këtij viti, ku thuhet se në muajin mars, të punësuar me pagë primare janë regjistruar 360 436 persona. Kurse, të punësuar me pagë sekondare janë regjistruar 17 335 persona.

    Sipas ASK-së, këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

    “Ky publikim ofron të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar sipas: gjinisë, grup-moshës, numrit të të punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjes së të punësuarve, aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup-moshës. Në muajin mars, të punësuar me pagë primare sipas gjinisë janë regjistruar 360 436 persona, prej tyre 217 978 meshkuj dhe 132 495 femra. Kurse, të punësuar me pagë sekondare sipas gjinisë janë regjistruar 17 335 persona, prej tyre 11 305 meshkuj dhe 5 299 femra.

    Punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë mbi moshën 15 vjeçare ishte më i madh te: Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social (22.7%); Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparime automjetesh dhe motoçikletash (21.7%); Prodhimi (11.2%); Ndërtimtaria (6.2%); Aktivitetet e akomodimit dhe shërbimet e ushqimit (5.5); Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve (5.3%), etj. Ndërkaq, punëkërkues të regjistruar sipas grup-moshës ishin 27 776 persona, prej tyre 15 139 meshkuj dhe 12 637 femra”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 52 mijë vizitorë në hotele gjatë muajit mars

    Mbahet marsh në mbështjetje të të dhunuarve seksualisht gjatë luftës në Kosovë

    Kështu duket shtëpia në të cilën NASA do të simulojë jetën në Mars

    Të Fundit

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.