Tashmë është publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporti vjetor financiar për vitin 2024 për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas KQZ-së, del se të hyrat për vitin 2024 të AAK-së janë 314 mijë e 390 euro. Kurse shpenzimet janë 365 mijë e 128 euro e 63 cent.
Bazuar në këto pasqyra financiare tek kategoria “pasuritë afatgjata”, tek ky subjekt për vitin 2024 figuron shifra prej 544 mijë e 868 euro. Ndërkaq, pasuria afatshkurtër është 11 mijë e 782 euro e 46 cent. Të dyja pasuritë bashkë dalin të jenë e 556 mijë e 650 euro e 46 cent.
Ekuiteti kap vlerën 269 mijë e 725 euro e 56 cent. Detyrimet afatgjata dhe afatshkurta janë 826 mijë e 376 euro e 2 cent. Raportin e plotë mund ta shihni duke klikuar këtu.