Raportohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi në komunën e Malishevës, shruan GazetaDemos.
Në njoftimin e Komunës thuhet se situata megjithatë po menaxhohet mirë nga ana e personleit shëndetësor.
Vlen të ceket se disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit.
Njoftimi i plotë i Komunës:
Rreth 30 persona dyshohet se janë infektuar por situata po menaxhohet me sukses
Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë.
Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë.
Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit.
Më kohë do të informoheni për situatën.