Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publikimin e disa prej të dhënave të rëndësishme që kanë dalur nga regjistrimi i popullsisë.
Në mesin e tyrem është edhe arsimi, apo niveli i shkollimit për qytetarët.
Ajo që vërehet nga të dhënat e ASK-së është përmirësimi i dukshëm në nivelin e shkollimit për dallim nga vitit 2011.
Megjithatë, edhe në këtë regjistrim, ka të dhëna të ndryshme.
30 mijë e 902 e qytetarë janë analfabetë, sipas raportit të ASK-së. Ky numër në vitin 2011, ka qenë 55 mijë.
Mbi 24 mijë qytetarë të Kosovës janë pa arsim formal, pra nuk kanë të përfunduar ndonjë nivel të arsimit, por që dinë shkrim dhe lexim. Ky numër, në vitin 2011 kishte qenë në mbi 82 mijë qytetarë.
186 mijë qytetarë janë me arsim fillor të përfunduar. Sipas ASK-së, në vitin 2011, kishin qenë mbi 245 mijë.
Me arsim të mesëm të ulët janë 389 mijë qytetarë, përderisa ky numër në vitin 2011 kishte qenë 501 mijë.
475 mijë e 809 qytetarë kanë të përfunduar arsimin e mesëm të lartë, përderisa me këtë shkollim në vitin 2011 kishin qenë 427 mijë.
Kurse, me arsim të lartë të përfunduar janë 233 mijë e 559 qytetarë, për dallim nga 116 mijë e 912 sa kishin qenë në vitin 2011.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, një nga pikat kryesore që përmban ky proces është edhe kategoria e besimit fetar të popullatës.
Nga këto të dhëna rezulton se mbi 93.49 për qind të qytetarëve të Kosovës i përkasin besimit mysliman.
Më pas besimi i krishterë ortodoks me 2.31 për qind dhe besimi i krishterë katolik me 1.75 për qind.
0.50 për qind janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë besimi fetar.
Agjencia e Statistikave të Kosovës më 19.12.2024 ka shpallë rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.
Bazuar në këto rezultatet Kosova ka 1,602,515 banorë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këto të dhëna do ndihmojnë në formimin e politikave.
“Të dhënat janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit dhe zhvillimit kombëtar. Na ndihmojnë të mësojmë dinamikat demografike, kushtet ekonomike sociale dhe sfidat që kemi përpara. Me këto të dhëna mund të formojmë strategji të qëndrueshme për zhvillim ekonomik e social. Regjistrimi na jep mjetet për të bërë parashikime shumë të sakta për rritjen e popullsisë, migrimin dhe sfidat që lidhen me ndryshimet demografike, për të marrë masa paraprake dhe për të parandaluar rreziqet”, deklaroi Kurti.
Struktura etnike mbetet pothuajse e njëjtë, 91.76% shqiptarë janë në Kosovë, 2.31% serbë, 1.69% boshnjakë, 1.22% turq, 0.55% romë, 1.02% ashkalinjë, 0.67% egjiptianë, goranë 0.58% dhe të tjerë dhe pa përgjigje 0.06%.