Liberalizimi i vizave sipas Kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemit shihet të jetë një treg i hapur ku do ti ofronte mundësitë të rinjve që të zgjedhin të ardhmen e tyre.
Ai në një intervistë për Gazetën Demos, tha se Qeveria nuk po brengoset për largimin e të rinjve prandaj liberalizimi i vizave po i ofron mundësi më të mëdha atyre.
“Liberalizimi i vizave do të rrisë akoma më shumë mundësinë e të rinjve që të largohen nga vendi por ne e shohim si një tregu të hapur, sepse ata zgjedhin se ku e gjejnë veten më mirë. Qeveria nuk e ka dertin e të rinjve që po largohen dhe po kërkojnë punë më të mira sepse nuk po interesohen për ta”, tha Azemi.
Azemi thotë se Qeveria nuk po mban as përgjegjësinë për numrin e madh të mjekëve që po largohen nga vendi.
“Qeveria është përgjegjëse për mbajtjen dhe ruajtjen e mjekëve dhe infermierëve në vend, dhe kësisoj ajo do të duhej që tu krijonte kushte më të mira. Mbi 200 mjekë janë larguar nga vendi gjatë kësaj periudhe”, tha ai.
Intervista e plotë: