Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbi 20 zyrtarë në MASHT mbajnë kundërligjshëm pozitat si ushtrues detyre

    26/06/2025 10:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar shkelje serioze të ligjit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), duke konstatuar se 22 pozita në këtë institucion po mbulohen me ushtrues detyre përtej afateve të lejuara ligjore.

    “Në kuadër të MASHTI-it, janë 22 pozita që mbulohen me ushtrues detyre/zëvendësues për një periudhë më të gjatë se periudha e lejuar me ligj”, thuhet në raportin e auditorit.

    Sipas raportit të auditimit, pozitat janë të mbuluara për periudha që shkojnë nga dy muaj deri në gjashtë vjet, duke shkelur kështu nenin 35 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, i cili e kufizon mandatin e ushtruesit të detyrës në maksimumi 12 muaj.

    Ndër pozitat më problematike përmenden:

    Udhëheqësja e Divizionit për Inovacion dhe për Koordinim të Politikave, të mbuluara me ushtrues detyre që nga viti 2018;

     19 pozita në administratën e MASHTI-it, me tejkalime nga 2 muaj deri në 5 vite;

    3 pozita tjera në Inspektoratin e Arsimit, Universitetin “Haxhi Zeka” dhe Agjencionin për Arsim dhe Aftësim Profesional, me tejkalime nga 1 muaj deri në 6 vite.

     Zyrtarët e MASHTI-it e kanë arsyetuar këtë situatë me faktin se rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës ka hyrë në fuqi vetëm në nëntor të vitit 2024.

    ” Mbulimi i pozitave të rëndësishme me ushtrues detyre për një kohë të gjatë se periudha e lejuar, krijon pasiguri në vendimmarrje dhe përgjegjësitë e funksioneve kyçe. Njëherit, është në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe ndikon negativisht në efektivitetin e administratës dhe institucioneve vartëse”, thuhet në raport.

    Artikuj të ngjashëm

    Martin Berishaj raportohet se është intervistuar nga Prokuroria Speciale

    Ballkani po “digjet”, temperatura përvëluese: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius

    “I rashë në gjunjë”, Rita ndryshoi traditën – ishte ajo që i propozoi martesë burrit

    Të Fundit

    Martin Berishaj raportohet se është intervistuar nga Prokuroria Speciale

    Ballkani po “digjet”, temperatura përvëluese: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius

    “I rashë në gjunjë”, Rita ndryshoi traditën – ishte ajo që i propozoi martesë burrit

    Bajrami i reagon Muratit, ia kujton bisedat e Kusari-Lilës me Listën Serbe: “Allo brate”

    Ederson refuzon Al Nassr-in, e konfirmon të ardhmen e tij

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.