Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

    15/11/2024 16:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qeveria e Republikës së Kosovës sot lansoi masën mbështetëse të punësimit të anëtarëve të aftë për punë në kuadër të pilotimit të reformës së asistencës sociale.

    Në këtë takim ishin të pranishëm kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci dhe drejtorja e Departamentit për Aftësim Profesional në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Jehona Rexha.

    Në fjalën e tij, Kurti duke vënë theks tek reforma që po realizohet, tha “po të shikohet në të kaluarën, ku, për shkak të kritereve diskriminuese, qytetarët ishin larguar nga skema e asistencës sociale edhe kur punësimi i tyre kishte zgjatur vetëm një muaj, reforma jonë jo vetëm që mbështet punësimin për gjashtë muaj, por gjithashtu nxit qëndrueshmërinë e punësimit edhe pas një periudhe shtesë prej gjashtë muajsh”.

    Ndërsa, ministri Murati ofroi më shumë detaje rreth masës duke thënë se pas heqjes së kritereve diskriminuese, tani po ofrohet mbështetja për integrimin e personave të aftë për punë në tregun e punës.

    “Mbështetjen për këto familje po e fillojmë me masën e subvencionimit në pagë ku punëdhënësit i subvencionojmë 70% të pagës bruto të punëtorit të punësuar përmes kësaj mase, për 6 muaj me radhë, deri në maksimum prej 350 euro në muaj. Tutje, për punëdhënësit që angazhojnë punëtorin e njëjtë edhe për gjashtë muaj të tjerë, në përfundim të gjashtëmujorit të dytë të angazhimit, mund të përfitojnë një shumë të njëhershme në vlerë prej 20% të mesatares së pagave të punëtorit në gjashtë muajt e dytë”, njoftoi ministri Murati.

    Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci përgëzoi qeverinë e Kosovës për hapat e ndërmarrë për reformimin e skemës e asistencës sociale në Kosovë dhe shprehi gatishmërinë e Bankës Botërore për të vazhduar mbështetjen e qeverisë në këtë proces.

    Kurse Jehona Rexha, drejtore e Departamentit për Aftësim Profesional në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, tha se fillimi i Programit të Reformës së Asistencës Sociale fokusohet te përfituesit, duke ridizajnuar hapat dhe kriteret për personat dhe familjet përfituese, duke larguar kriteret diskriminuese dhe duke ulë mundësinë e keqpërdorimit të skemës.

    Përveç bizneseve, nga kjo masë e punësimit, mund të përfitojnë edhe organizata joqeveritare. Anëtarët e aftë për punë që regjistrohen në zyrat e punësimit, do të përfitojnë këshillim të specializuar, ku vlerësohen aftësitë e tyre dhe krijohen plane individuale për punësim. Për ata që kanë nevojë për zhvillim aftësish, ofrohen programe për trajnimin dhe rritjen e shkathtësive, ndërkaq për ata që janë të gatshëm për të hyrë në tregun e punës, ofrohen incentiva si ajo e subvencionimit në pagë.

    Në këtë takim ishin të pranishëm 42 këshilltarë të punësimit të rekrutuar rishtazi që do të angazhohen në komuna të ndryshme të Kosovës për të mbështetur integrimin në tregun e punës për familjet në asistencë sociale.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

    Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA-ja

    Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë

    Të Fundit

    Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

    Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja

    Forca të shtuara policore përreth Gjykatës në Lipjan – pas pak seanca nda policëve të dyshuar të vdekjen e Agon Zejnullahut

    Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.