Një mbështetës nga diaspora i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar ulur pranë një tavoline ku janë të vendosura 21 pako me fletëvotime, derisa në dorë mban dhe një pako tjetër. Ilir Gashi, përfaqësues i PDK-së në KQZ, këtë e ka quajtur vepër penale.
Ai ka shtuar se kjo e rrezikon të gjithë kontigjentin e votave me postë nga diaspora.
“Ky person duhet hetuar dhe ndjekur për cënim të procesit zgjedhor”, ka shkruar Gashi në Facebook.