Saga e transferimit të Kylian Mbappes ka marrë një kthesë të re gjatë ditëve të fundit, pasi refuzoi të përjashtonte mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re me Paris Saint-Germain.
Duke folur pas fitores 5-1 të PSG-së në shtëpi ndaj Lorient, të dielën mbrëma, 23-vjeçari pranoi se nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me të ardhmen e tij, shkruan Marca.
“Nuk e kam marrë vendimin, por ka elementë të rinj, shumë faktorë që duhen marrë parasysh”, tha Mbappe.
“Cilat janë ato elemente të reja.
“Jam i qetë, duke kërkuar të marr vendimin më të mirë të mundshëm me të dashurit e mi”.
A do të qëndrojë Mbappe te PSG-ja?
Dhe tani Daniele Riolo, gazetari që pretendoi me të drejtë se Lionel Messi do të nënshkruante për PSG-në, i ka thënë RMC Sport se Mbappe do të vendosë në letër një marrëveshje të re me klubin parisien.
“Interesi i vetëm i presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është të dijë se çfarë do të bëjë Kylian Mbappe”, tha Riolo.
“Askush nuk do të më besojë, por kontrata e tij e re do të zyrtarizohet në maj dhe ai do të qëndrojë”.
Përkundër të gjitha këtyre thashethemeve dhe spekulimeve për të ardhmen e tij, Real Madridi mbetet i bindur se ai do të bashkohet në verë.
Nëse ai e bën këtë, Mbappe do të jetë gurthemeli i projektit të ri të Los Blancos përpara sezonit të ardhshëm.