Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Mbappe: Po mendoj vetëm për PSG-në

    09/03/2023 14:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kylian Mbappe refuzoi të jepte një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain pas humbjes së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit.

    Reprezentuesi francez pati një paraqitje mesatare në ndeshjen e kthyese pasi Bayerni fitoi me rezultat 2-0 në “Allianz Arena”. PSG është eliminuar nga ky kompeticion në fazën e 1/16-të për herë të pestë në shtatë vjet, me Mbappen që nuk ia doli t’i frymëzojë ata drejt suksesit pasi refuzoi kalimin te kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madridi verën e kaluar.

    Fituesi i Kupës së Botës 2018 ka këmbëngulur se ai mbetet i përkushtuar ndaj PSG-së dhe tani do të fokusohet në mbrojtjen e titullit të Ligue 1, por nuk ka folur për qëndrim afatgjatë në PSG.

    Kur u pyet për të sqaruar të ardhmen e tij përtej këtij sezoni, Mbappe u tha gazetarëve:

    “Jo, jo, jam i qetë. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua këtë sezon është të fitoj tani Ligue 1 dhe pastaj të shohim. Për momentin, unë jam duke folur vetëm për këtë sezon. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi për mua.”, theksoi ai.

    Ai pranoi se lojtarët janë të zhgënjyer me këtë eliminim, por pranoi se Bayerni është skuadër e fuqishme.

    “Jemi të zhgënjyer. Kështu është, duhet të vazhdojmë, të përpiqemi t’i sfidojmë të gjithë. Nuk na ka munguar shumë kur shikojmë në gjendjen e dy skuadrave, por ata kanë një ekip të ndërtuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Në fillim të sezonit, gjatë konferencës së parë për shtyp të Ligës së Kampionëve, thashë se do të bënim më të mirën dhe e kemi bërë këtë.”

    Sulmuesi do të kthehet në aksion kundër Brest në Ligue 1 të shtunën, me PSG-në aktualisht është tetë pikë larg vendit të dytë në krye të tabelës.

    Artikuj të ngjashëm

    Franca nuk e fton Mbappen për ndeshjet e nëntorit

    Ancelotti flet për Mbappen para ndeshjes së nesërme ndaj Lille

    Kylian Mbappe kthehet në kohë rekord, prezent në listën e skuadrës për ndeshjen me Lille

    Të Fundit

    Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin Ratko Mladiq

    143 ditë në vapë, Tirana ndër qytetet më të nxehta në Evropë

    Varroset sot i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Zjarri në lokalin në Fushë Kosovë – detaje për rastin japin zjarrëfikësit

    Toka në pikën më të largët nga Dielli – por pse është kaq nxehtë?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.