Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Mbappe i zbulon të gjitha: Te PSG më mbajti Macron, ja pse Real Madridi më duket si shtëpia ime…

    06/09/2022 13:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rinovimi i Kylian Mbappé me Paris Saint-Germain u bë një çështje shtetërore përtej “Camp des Loges” ose “Parc des Princes”. Politika franceze ndërhyri për ta mbajtur në vend yllin e futbollit. E bëri këtë përmes një prej përfaqësuesve të saj më të mëdhenj, Emmanuel Macron. Presidenti i Republikës Franceze e telefonoi sulmuesin dhe i bëri presion që të qëndronte në ligën franceze dhe të mos pranonte ofertën e Real Madridit, siç ndodhi në fund.

    Në një intervistë për “New York Times”, Kylian Mbappé tregon se si ishte biseda me politikanin francez dhe si ndikoi ai në vendimin e tij: “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të flisja me presidentin për të ardhmen time, për të ardhmen e karrierës sime, kështu që është çmenduri, vërtet çmenduri”.

    Pyetjes se çfarë i kërkoi presidenti Macron, sulmuesi i PSG iu përgjigj: “Ai më tha: Unë dua që ju të qëndroni. Unë nuk dua që ju të largoheni tani. Ju jeni shumë i rëndësishëm për vendin. Kur presidenti jua thotë këtë, ka shumë rëndësi”.

    Kjo gazetë amerikane siguron se Macron e mori si të mirëqenë, në planin afatmesëm, largimin e Mbappe te Real Madridi dhe i kërkoi që ta bënte këtë gjë më vonë. “Ke kohë, mund të rrish edhe pak te PSG”, – i tha politikani i lartë futbollistit të njohur.

    Gazeta amerikane pohon se në momentin e vendimit “kanë folur për gjithçka” mes prindërve dhe avokates së tyre, Delphine Verheyden, dhe se paratë nuk kanë ndikuar. “Sepse kudo që të shkoj do të më japin para”, – thotë ai.

    Mbappe përfitoi nga rasti për të mohuar informacionin që siguronte se Paris Saint-Germain i ka dhënë atij më shumë pushtet mbi vendimet për skuadrën: “Kjo nuk është puna ime dhe nuk dua ta bëj, sepse nuk jam i mirë për këtë. Unë jam i mirë në fushë. Për çfarë ndodh jashtë fushës, ky nuk është roli im. Ka shumë njerëz që janë më të mirë se unë për këtë”.

    Francezi u pyet gjithashtu për një të ardhme të mundshme te Real Madridi. “Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Nuk kam qenë asnjëherë, por më duket sikur është shtëpia ime apo diçka e ngjashme”, – tha ai për klubin e bardhë, të cilin e refuzoi këtë verë.

    Sa i përket “Topit të Artë”, ai e sheh veten si ‘trashëgimtar’ i Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit: “Unë nuk kam kufij. Pra, sigurisht, siç thoni ju, është një gjeneratë e re. Ronaldo dhe Messi do të ndalojnë. Ne duhet të gjejmë dikë tjetër, dikë të ri”.

    Këto ishin deklaratat e tij të tjera në “New York Times”:

    Adoleshenca – “Kur je 15 vjeç ke ambicie. Të gjithë kanë ambicie. Por kur bëhet e vërtetë, është çmenduri. Për të qenë i sinqertë, duke qenë se jam i ri, nuk kam pasur kurrë kufizime në ambiciet e mia”.

    Racizmi në futboll – “Duhet të flasim për të, duhet t’i japim fund. Unë jam gati të ndihmoj”.

    E ardhmja – “Dua të jem më shumë se ai që gjuan topin dhe i jep fund karrierës, shkon në jaht dhe shijon paratë e tij. Njerëzit mund të mendojnë se është shumë dhe se duhet të përqendrohem te futbolli. Unë nuk mendoj kështu. Bota ka ndryshuar”.

    Rritja – “E vetmja gjë për të cilën pendohem është të bëhem burrë kaq shpejt. Kjo është jeta që kam dashur gjithmonë. Është ndryshe, por jam i lumtur dhe mirënjohës”.

    Artikuj të ngjashëm

    Franca nuk e fton Mbappen për ndeshjet e nëntorit

    Macron bën thirrje për armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit

    Ancelotti flet për Mbappen para ndeshjes së nesërme ndaj Lille

    Të Fundit

    Kryetari Ferit Idrizi: Masa lehtësuese për bashkatdhetarët gjatë verës në Vushtrri

    Nga refuzim për votim në “o po bre vallahi bash kon te qesin”!

    Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë 

    Analisti Shenoll Muharremi parashikon tronditje politike në zgjedhjet e mundshme të pranverës 2026

    Alarmi për bombë, Çollaku: Çdo gjë që mund ta vë në dyshim stabilitetin e Kosovës vjen nga Serbia

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.