Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Mbappe flet për “problemet” dhe raportin e tij me Neymarin

    06/09/2022 10:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kylian Mbappe ka thënë se raporti i tij me Neymarin bazohet në respekt.

    Për dyshen është raportuar shpeshherë se ka tensione mes tyre, teksa ata vazhdojnë të luajnë së bashku te Paris Saint-Germaini.

    Pas ndeshjes kundër Montpellierit (5-2) në muajin gusht, braziliani shprehu pakënaqësinë e tij për faktin se francezi është kthyer në ekzekutuesin e parë të penalltive.

    Përveç kësaj, ka pasur raportime se Mbappe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta shesin Neymarin.

    Megjithatë, problemet mes futbollistëve thuhet se u mbyllen pas një takimi të tyre me drejtorin e klubit, Luis Campos.

    Mbappe ka folur së fundi për raportet e tij me Neymarin, teksa tha se ka respekt për brazilianin.

    “Luajmë së bashku që gjashtë vjet. Raporti ynë ka qenë gjithmonë i bazuar në respekt. Vetëm se ndonjëherë bëhet më i ngrohtë, ndonjëherë bëhet më i ftohtë. Kjo është natyra e raportit tonë. Unë kam shumë respekt për të”, tha sulmuesi 23-vjeçar.

    “Mund të ketë fërkime midis dy lojtarëve me karaktere kaq të forta. Por, në një mënyrë apo tjetër, ne gjithmonë e respektojmë njëri-tjetrin dhe mendojmë për interesin e PSG-së”, shtoi Mbappe. 

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtare: Neymar rikthehet te Santosi, do të çuditeni me pagën e tij

    Franca nuk e fton Mbappen për ndeshjet e nëntorit

    Neymar i pafat, edhe për gjashtë javë jashtë fushës

    Të Fundit

    Kryetari Ferit Idrizi: Masa lehtësuese për bashkatdhetarët gjatë verës në Vushtrri

    Nga refuzim për votim në “o po bre vallahi bash kon te qesin”!

    Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë 

    Analisti Shenoll Muharremi parashikon tronditje politike në zgjedhjet e mundshme të pranverës 2026

    Alarmi për bombë, Çollaku: Çdo gjë që mund ta vë në dyshim stabilitetin e Kosovës vjen nga Serbia

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.