Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Mbappe flet për herë të parë si lojtar i Real Madridit, ‘godet’ ish-klubin e tij

    04/06/2024 18:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe ka folur në një konferencë për media për herë të parë qëkur iu bashkua “Los Blancos”.

    Sulmuesi 25-vjeçar ka shpjeguar se ai e kishte përshtypjen që nuk do të luante asnjë ndeshje sezonin që lamë pas.

    Para se të nisnin pyetjet, ai fillimisht u tregua shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Real Madridit.

    “Jam i gëzuar që do të luajë me klubin më të madh në botë. Real Madridi ka qenë ëndrra ime që nga fëmijëria. Ndihem i lehtësuar që më në fund po shkoj atje”, tha Mbappe.

    Ai po ashtu tha se sezoni i kaluar ishte më i vështiri në karrierën e tij te PSG-ja, duke thënë se kishte një fillim jo të mirë të edicionit, pasi u la jashtë turneu parasezonal, pas refuzimit të nënshkrimit të kontratës së re.

    “Është një lehtësim i madh, jam shumë i lumtur, dhe mendoj se po duket edhe në fytyrën time. Unë luajta shumë pak në pjesën e fundit të sezonit dhe gjithkush e di pse. Po mundohem të kthehem në formën më të mirë të mundshme për kampionatin evropian dhe dua të ndihmoj kombëtaren e Francës të fitojë trofeun”, tha ai.

    “Unë iu qasa sezoni që sapo përfundoi në mënyrë tjetër, më tjetër ambicie, me kërkesa tjera, pasi gjithmonë mendoja se nuk do të luaja fare (shkaku i probleme të lartpërmendura). Në momentin që unë nisa të luajë më shumë, më dukej se arrita një sukses. Mirëpo, unë kisha sezona tjerë të mirë, por ky ishte më i vështiri të luaj në të dhe jam shumë krenar që ia dola të luaj”, shtoi ai.

    Mbappe konfirmoi se atij i ishte thënë të mbetet në tribuna për gjithë sezonin, mirëpo atë e ‘shpëtoi’ intervenimi i Luis Enriques dhe drejtorit sportiv, Luis Campos.

    “Më thanë në fytyrë, me folën në mënyrë agresive, më thanë që do të isha në tribuna në gjithë ndeshjet e sezonit. Mirëpo, Luis Enrique dhe Luis Campos më shpëtuan. Pa ta, unë nuk do të shkelja në fushën e lojës fare. Kjo është e vërteta, dhe kjo është pse unë do t’i jëm gjithmonë falënderues trajnerit dhe drejtorit sportiv”, përfundoi ai.

    Kylian Mbappe i ishte bashkuar PSG-së në gusht të vitit 2017 nga Monaco, gjersa që katër vitet e fundit, ai gjithmonë ishte lidhur me një largim nga kryeqyteti francez, andaj kjo i bënte nervoz drejtuesit e këtij klubi.

    Artikuj të ngjashëm

    Franca nuk e fton Mbappen për ndeshjet e nëntorit

    Ancelotti flet për Mbappen para ndeshjes së nesërme ndaj Lille

    Kylian Mbappe kthehet në kohë rekord, prezent në listën e skuadrës për ndeshjen me Lille

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.