Sot për të shtatëmbëdhjetën herë me radhë është mbajtur manifestimi tradicional “Dita e Mollës”, në fshatin Kovragë të komunës së Istogut, shkruan Gazeta Demos.
Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati përmes një postimi në Facebook, ka shprehur kënaqësin që është pjesë e këtij manifestimi dhe ka uruar qytetarët duke thënë se shënimi i kësaj dite ja shton vlerat komunës së Istogut.
“Tradita e vjeljes së mollës dhe shënimi i kësaj dite atraktive, rritë zhvillimin e bujqësisë dhe ja shton vlerat Komunës tonë. Andaj, molla e Kovragës, ka qenë, është dhe do të mbetet e pakonkurrentë me cilësinë dhe shijen e saj. Urime kjo ditë, e gëzofshi gjithmonë suksesin e punës tuaj”, ka shkruar Ferati.