Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbahet konferenca vjetore e KGJK-së, Zogaj flet për të arriturat dhe sfidat e gjyqësorit gjatë këtij viti

    20/12/2023 12:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) të martën ka organizuar konferencën vjetore, në të cilën kryesuesi Albert Zogaj foli për të arriturat dhe sfidat e gjyqësorit gjatë vitit 2023.

    Në këtë ngjarje, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, përmendi reformat për forcimin e mekanizmave të brendshëm në gjyqësor, sikurse janë reforma në Gjykatën Administrative, Kodi i Procedurës Penale dhe reforma në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Ai tha se kanë përforcuar mekanizmat e brendshëm përmes sistemit të performancës së gjyqtarëve, sistemin e disiplinimit, statusin e gjyqtarëve, statusin e administratës gjyqësore, integritetin, zhvillimin e shkathtësive, e tjera. Kurse, theksoi se kanë pranuar se performanca e gjyqtarëve të bëhet përmes vlerësimit cilësor dhe jo sasior.

    Zogaj tha se temë më kritike ka qenë kontrolli i integritetit.

    “Është e rëndësishme që të kemi mekanizma që e bëjnë këtë në mënyrë permanente, por jo ndonjë mekanizëm që cenon pavarësinë e gjyqësorit”, tha Zogaj.

    Çështje tjetër ai tha se është statusi i gjyqtarëve, pasi sipas tij jemi ndër të paktat vende që nuk kemi statusin e gjyqtarëve prej përzgjedhjes deri në fund, e për këtë tha se do të punohet vitin e ardhshëm.
    Sipas tij, Strategjia për qasje në drejtësi, ka kontribuar në efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.

    “Kemi rritë numrin e gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional, për herë të parë kemi aplikuar lëvizjen e gjyqtarëve dhe lëndëve nëpër gjykatat e Kosovës. Situata në veri ka bërë që të bëjmë disa lëvizje në Gjykatën në Mitrovicë, për funksionimin normal. Do lëvizin edhe 13 lëndë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, që do të kalojnë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, tha ai.

    Zogaj përmendi edhe statistikat e gjykatave lidhur me lëndët aktive, ku tha se Supremja ka 86% efikasitet, me 447 lëndë aktive.

    I njëjti theksoi se edhe Apeli ka pranuar numër të madh të lëndëve, por tha se janë në mungesë të gjykatësve, megjithatë efikasiteti ka qenë 91%.

    Sukses të jashtëzakonshëm, Zogaj tha se ka pasur edhe Gjykata Komerciale, e cila ka pranuar më shumë dosje sesa është paraparë. Tutje, ai foli edhe për statistikat e lëndëve në Themelore.

    Zogaj tha se për vitin e ardhshëm synojnë ta rrisin përqindjen e gjyqtareve gra. /BetimipërDrejtësi

    Artikuj të ngjashëm

    Zogaj: Institucionet publike, shoqëria civile dhe mediat kanë qasje agresive ndaj gjyqësorit

    Zogaj: Qasja e Kurtit ndaj gjyqtarit që liroi Pantiqin rrezikoi jetën e tij

    Haxhiu në takim me kryesuesin e KGjK-së, flasin për sfidat e sistemit gjyqësor

    Të Fundit

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.