Muhamet Mavraj, njëri nga ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s, ka bërë thirrje për daljen në protestën e sotme në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mavraj ka shkruar se Kosova nuk ka krijuar gjykatë speciale që legjitimonë përmbysjen e rendit moral të drejtësisë.
“Sot është një ditë e mirë për t’u treguar qeverive dhe botes mbare se ketu ende ka njerez normalë, me nje gjest simbolik, por thellesisht domethenes. Dhe, qe jemi Këtu dhe do te jemi gjithmone Këtu. Kosova nuk ka krijuar gjykate speciale qe legjitimon permbysjen e rendit moral te gjykates, te drejtesise, qe legjitimon te drejten e shtypesve qe te vazhdojne shtypjen edhe pas luftrave, qe i lejon nazistet t’i gjykojne hebrejte pas luftes, as per popujt tjere te shtypur qe te denohen me dosjet e shtypesve te djeshem, as per gjykimin e neserm te ukrainasve sipas dosjeve ruse, as per denimin e lirise se Kosoves sipas dosjeve serbe dhe te kolaboracionisteve te djeshem e te sotem, qe i njohim, meqe ra fjala, me shume e me thelle sesa keta mendojne. Qete! Dinjitoze! Ashtu qysh na dime!”, ka shkruar ai.