Njëri ndër prijësit e protestave studentore zulmëdha, të mbajtura më 1 tetor 1997, ishte edhe Muhamet Mavraj. Ai ishte gjeneratori kryesor i Unionit të Studentëve të Pavarur të UP-së, njëkohësisht edhe kryeredaktor i revistës së studentëve, “Bota e re”.
Mavraj, këtë ditë ka zgjedhur ta kujtojë më ndryshe se kolegët e tij, përmes një rrëfimi interesant dhe kujtimi për Nënën Ajshe, nënën e dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, e cila në atë kohë bashkë me aktivistin e shquar, Rasim Selmanaj, kishte udhëtuar nga Deçani për në Prishtinë.
Kjo ishte përkrahja më e madhe, në kohën kur lëvizjes paqësore po i vinte fundi. Më poshtë po sjellim postrrëfimin e plotë të z. Mavraj, të shoqëruar me foto.
“1 tetori po ike. Faleminderit per gjithe postimet Tuaja kahmos. Kesaj radhe Ju sjell nje tregim me ndryshe.Eshte pergjithmone ne kujtimet e mia nje ikone e madhe e shqiptarise: NANA AJSHE Gervalla. Ishte kemba e pare e lehte qe na vizitoi ne gusht 1997 dhe na solli mbaresi pa fund ne Levizjen Studentore. Ajo erdhi me nje autobus plot njerez te zgjedhur: tere Shoqeria Kulturore Artistike “Jusuf Gervalla”.
Iniciator ishte guximtari Rasim Selmanaj i rrethuar me djem patriote te Deçanit. Portretin e Jusufit qe na dhuroi artisti Selman Lokaj e kam mbajte afer vetes deri pas luftes.Kurre nuk i harroj fjalet e saj:“Me falni qe s’po muj me majte gojen, djemte e mi, thejani kryet dushmanit”“Mos e ulni kryet! Jo! Ballin nalt perpara hasmit, bash kur jeni edhe ma se keqi! Kryet nalt”!Kur i shkuam per vizite me 17 janar 1998 ne Dubovike te Deçanit, i kemi veshe rrobat me te mira qe kishim. Pa kufi nder e respekt per Nanen e madhe Ajshe Gervalla!“