Halil Matoshi, analist në Kanal 10, e ka komentuar situatën në veri të Kosovës, pasi ndërkombëtarët e kritikuan Qeverinë Kurti në lidhje me aksionin policor për mbylljen e strukturave paralele.
Më saktë, Matoshi e ka komentuar kritikën e ShBA-së në lidhje me instrumentalizimin e policisë nga ana e qeverisë.
Matoshi ka shkruar se përdorimi i policisë çon në diktaturë.
“3.
E rrena i ka kamtë e shkurta.
ShBA në pramje vonë akuzoi Qeverinë e Kosovës per instrumentalizim të Policisë së Kosovës!?
Goditja ma e ranë që munet me e marr nji demokraci!
4.
Populli i Kosovës nuk ka ndërtu institucione të sigurisë për nji përdorim, as për nji mandat qeverisës dhe as për nji ideologji majtiste e populliste.
Institucionet shtetnore i përkasin popullit që i ka nxjerr nga palca e vet kurrizore” – ka shkruar ai.