Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Kosovës dhe një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të vendit, u organizua përurimi i librit “Prijësi intelektual”.
Ky botim është një homazh për jetën dhe veprën e tij si dijetar, lider dhe frymëzues i lëvizjes për liri dhe pavarësi.
Gjatë këtij aktiviteti, analisti Halil Matoshi ndau një moment të veçantë me bashkëvendasin e tij, Dr. Izet Sadikun, një profesionist i dalluar dhe kandidat për deputet nga LDK.
Në një postim publik, Matoshi theksoi miqësinë e tyre të gjatë prej tri dekadash, duke vlerësuar Sadikun si përfaqësuesin më të denjë të Hajvalisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Në përvjetorin e shkuemjes n’amshim të Dr. Ibrahim Rugovës, u mblodhëm me e përuru librin “Prijësi intelektual”, kushtue veprës së dijetarit dhe Presidentit të parë të Kosovës.
E takova mes shumë miqsh bashkëvendasin tém, doktorin Izet Sadiku, nji profesionist i zoti e humanist i madh.
Njihemi qe tre dekada dhe besoj se Hajvalia nuk ka përfaqësues ma të denjë për Kuvendin e Republikës!