Analisti Halil Matoshi, ka reaguar pasi nuk është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke iu drejtuar kryeministrit Kurti ose “ktheu tek koncepti amerikan ose ktheu te sh’pia!”.
Tutje ai ka shtuar se Kurti duhet të marrë veprime racionale, jopopuliste, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët
“Albin Kurti duhet të ndërmarrë veprime racionale, jopopuliste dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët. Shteti nuk drejtohet tue akuzu të tjerët por me maturi e koordinim me aleatët: ShBA dhe Britaninë. Kurti ka fuqi politike. Duhet të gjejë moral politik e kurajë të rikthehet tek amerikanët!?”, ka shkruar Mirena.
Derisa ka shtuar se Presidentja Osmani nuk guxon të hyjë në konflikt me BE-në.
“Presidentja nuk guxon të hyjë në konflikt me BE-në me retorikat e saj konfrontuese. Ajo nuk ka asnji ide politke dhe as nuk ka fuqi politike.”
Postimi i plotë i Halil Matoshit:
Albin, ktheu tek koncepti amerikan ose ktheu te sh’pia!
Kosova në bankën e të akuzuarve nga BE, albinistat revolucinarë e mendjemdhaj shpërthejnë në shamje ndaj Joseph Borrell-it.
Pasi Kryeministri kosovar nuk i bâni hesapë ShBA-në, mori edhe nji goditje nga europeanët.
Pështyni, shani e shitni mend në Facebook, sa të mundeni, sepse Borrelli nuk i lexon komentet tueja të shkreta, por Kosova nuk ka tjetër alternativë pos rreshtimit me liderin e sigurisë sonë, Amerikën dhe Europën si fat e vlerë dhe gjeografi.
Albin Kurti duhet të ndërmarrë veprime racionale, jopopuliste dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.
Shteti nuk drejtohet tue akuzu të tjerët por me maturi e koordinim me aleatët: ShBA dhe Britaninë.
Kurti ka fuqi politike.
Duhet të gjejë moral politik e kurajë të rikthehet tek amerikanët!?
Presidentja nuk guxon të hyjë në konflikt me BE-në me retorikat e saj konfrontuese. Ajo nuk ka asnji ide politke dhe as nuk ka fuqi politike.
Sëpaku mos t’bâj dâm!
Integrimet euroatlantike janë
interes yni madhor nacional, sa të jet’ jeta!
Kujdes Presidente, alternativë nuk janë Rusia e Irani!