Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Masat ndaj Kosovës” – Rohde: Së shpejti do të kemi zhbllokim të situatës

    05/06/2024 16:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se në takimin me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë diskutuar për heqjen e masave eventuale të BE-së ndaj Kosovës.Pas përfundimit të këtij takimi në deklarimin e tij, Rohde ka lënë të kuptohet se së shpejti do të merret një vendim, siç tha ai “për ta zhbllokuar situatën”.

    “Patëm një takim miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe kam treguar pozicionin e Gjermanisë si partner i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar Rohde.

    Edhe kryetarja e komisionit, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se tema fokus e këtij takimi ka qenë çështja e largimit të masave ndaj Kosovës.

    “Kemi diskutuar në veçanti për çështjen e largimit të masave. Ky takim ka ardhur si nismë disa takimeve te tjera që do ti kemi me ambasadorë për t’u bashkuar thirrjes për heqjen e masave”. E pyetur nëse ambasadori gjerman ua konfirmoi se Borrell javën e ardhshme do ta dorëzojë te shtetet anëtare raportin për çështjen e masave, Kryeziu tha se mund të ketë lëvizje.

    Ajo ka paralajmëruar takime të tilla edhe me ambasadorë të shteteve tjera të QUINT-it. Më herët u raportua se gjatë javës së ardhshme pritet që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dorëzojë raportin lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    “Gjermania mbështet Kosovën drejt BE-së”, Knaus-Rhodes: Testi është javën e ardhshme në KiE

    Rohde: Kosova dhe Serbia me qasje humbëse, po i kënaqin audiencat lokale, s’po afrohen me BE-në

    Rohde reagon për sulmet ndaj gazetarëve: Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm 

    Të Fundit

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Detaje nga vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.