Masat e reja: Të pavaksinuarit nuk do të mund të hipin as në autobus

Qeveria e Kosovës pritet që sot të miratoj masat e reja antiCovid që kanë të bëjnë me ashpërsimin edhe për udhëtim me mjete të transportit publik.

Nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër Covid19.

Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ.

Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.

Reklama