Pas konfirmimit të 2 mijë e 50 rasteve të reja me COVID-19, pritet që shumë shpejt të ketë ndryshim të masave antiCOVID.
Nga Ministria e Shëndetësisë sot kanë konfirmuar se pritet të ketë ndryshime në masa.
“Ministri është në konsulta të vazhdueshme me ekspertët shëndetësorë dhe duke përcjellë situatën epidemiologjike, bazuar në rekomandimet e të cilëve, së shpejti do të dalim me masa të reja”, konfirmoi ai.
Ndërsa përpos kësaj tashmë është bërë e ditur se nesër pritet që të mblidhet Komiteti Ndërministror për të shqyrtuar këto masa.
Mbledhja është paraparë të zhvillohet në ora nëntë, kurse sipas KlanKosovës pritet që masat e reja të propozohen në këtë mënyrë:
Gastronomia të punojë deri në orën 21.00.
Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, të jenë me tre doza të vaksinës për Covid-19.
Gjithashtu ora policore pritet të nis nga ora 22.00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.