Deputetit Anton Qunit i është martuar djali i tij Mikeli.
Lajmin e bëri publik vet deputeti ku u shpreh i lumtur.
I plotë:
Kur gëzohen fëmijët tanë, ne gëzohemi shumëfish!
Dje, djali im Mikeli dhe nusja e tij Arta, i bashkuan zemrat para Zotit, familjarëve, miqve dhe dashamirëve. U betuan që do ta duan, respektojnë dhe nderojnë njëri-tjetrin deri në përjetësi. Andaj, ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit, të krijojnë familje të shëndoshë e të na mbushin shtëpinë me nipa dhe mbesa, e ne t’i duam pafund!
Falënderoj nga zemra secilin që mori pjesë dhe që uroi; ju i dhatë hijeshi gëzimit tonë!