Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Marshojmë s’festojmë”, më 8 mars organizohet protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

    23/02/2023 19:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sikurse çdo vit, edhe këtë 8 mars organizohet në Prishtinë protestë për liritë dhe të drejtat e grave, nën moton “Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”.

    Kjo protestë organizohet në Prishtinë me datë 8 mars nga ora 09:40 ku protestohet para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali dhe tek Qeveria e Kosovës.

    Protesta e këtij viti ka për qëllim denoncimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave duke filluar nga organizimi i gjinizuar i punës dhe feminizimi i varfërisë, dhunës seksuale, psikologjike e fizike e deri tek dhuna e institucionalizuar e cila vazhdon t’i shtypë gratë në mënyrë asimetrike duke i shndërruar në subjekte më të cenueshme dhe më të varfëra.

    “Ky rend i dhunshëm nuk është gjendje natyrore, ai është proces politik dhe sistemik dhe ne mund ta rrëzojmë atë veç me mjete politike e organizim. Duke marrë shpresë e forcë nga historia e rezistencave të grave, ne organizohemi prapë, e denoncojmë dhunën dhe thërrasim në një angazhim kolektiv që çon në transformim radikal të shoqërisë dhe çlirim nga çfarëdo dhune e cila krijon shtypje, shfrytëzim e ndasi. Organizohemi për ta imagjinuar një të ardhme ku secila e secili është i lirë nga dhuna dhe ku barazia e drejtësia janë bazat e organizimit politik, ekonomik e shoqëror”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

    Artikuj të ngjashëm

    Deklarata e Kurtit, Buzhala: Pse spo i ftoni njerëzit të dalin në protestë për Thaçin e Veselin para derës së Kurtit?

    Protestojnë banorët e një kompleksi te “Mati 1”, s’kanë ujë tash e tri ditë

    Alma Kaçi, pjesë e videos skandaloze në zyrën e Safet Gjicit, në ‘ballë’ të protestës së thirrur nga Sali Berisha

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.