Media ukrainase Interfax, ka raportuar se Turqia me shumë gjasë do të jetë vendi ku do të takohen presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e paqes.
Sipas mediave, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka telefonuar Putinin dhe Zelenskyn të premten.Për këtë gjë ka folur edhe negociatori ukrainas, David Arakhamia.
“Duket si një konfirmim nga ana e tij që ata janë gati për ta caktuar një takim në të ardhmen e afërt”, ka thënë negociatori Arakhamia.
Sipas Reuters, negociatat e ditëve të fundit kanë qenë të vështira.
Kremlini ka theksuar disa herë se qëllim i operacioneve ushtarake është rivendosja e statuseve shtetërore për Donetskun dhe Luhanskun, sipas kufijve të negociuar në vitin 2014.