Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në planifikim të mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarak.
“Në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara është iniciuar lidhja e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ndërmjet Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shteteve të Bashkuara, përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të dy palët të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes, si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike dhe ngritje të kapaciteteve strategjike ushtarake”, tha ai.
Sipas Maqedoncit, një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, thellimit të kërcënimeve për sigurinë e rritjen e ndërveprueshmërisë.