Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Marrëveshja me Danimarkën, reagon KMDLNJ: Kosova, vend për të burgosur dhe refugjatë të paligjshëm

    11/06/2025 15:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen me shtetin e Danimarkës për të burgosurit.

    Në njoftimin e lëshuar, KMDLNJ thotë se të burgosurit që do transferohen në Kosovë nga Danimarka janë të dënuara pë krime të rënda dhe radikalizëm islamik.

    Tutje, thuhet se në burgun e Pasjakut pas marrëveshjes do të lulëzoj prostitucioni, trafikimi me qenie njerëzore dhe kontrabanda e narkotikëve.

    Njoftimi i plotë:

    Qeveria e Kosovës, përkatësisht MD përmes ministres me kapacitet të kufizuar profesional ka nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë e Danimarkës për lëshim me qira të Burgut në Pasjak të Gjilanit ku do të vendosen dhunshëm dhe kundër vullnetit të tyre 300 të dënuar në Danimarkë, asnjëri prej tyre nuk është danez apo shtetas i Danimarkës.

    Këta të dënuar që do të trafikohen në Kosovë përmes një kompensimi simbolik janë nga vendet e treta, të dënuar për krime të rënda si dhe për radikalizëm islamik. MD përmes një ministreje me mungesë të theksuar të kompetencës profesionale tërë kohën kanë mashtruar publikun në Kosovë duke e fshehur profilin e të dënuarve të cilët Danimarka nuk ka arritur t’i risocializojë prandaj i ka paketuar në Kosovë.

    Zyrtarët e MD-së në Kosovë pohojnë se nuk do të lejojnë që në Kosovë të vendosen të dënuar për krime të rënda, radikalë islamikë, terroristë apo të dënuar për krime lufte e që është mashtrim ordiner për faktin se Burgu në Pasjak për 10 vite është 100 për qind nën juridiksionin danez dhe autoritetet kosovare mund të sigurojnë qasje vetëm me leje të autoriteteve të Danimarkës.

    Gjatë kohës së qiradhënies konsiderohet si zonë ekstraterritoriale. Me funksionalizimin e këtij burgu, në Pasjak do të lulëzojnë prostitucioni, trafikimi me qenie njerëzore dhe narkotikë, kontrabanda e të gjitha llojeve, do të rritet radikalizmi islamikë dhe dukuri tjera që do ta rrezikojnë sigurinë e banorëve të Pasjakut dhe rajonit. Do të legalizohen dy sisteme korrektese paralele, i Kosovës dhe i Danimarkës sikur që do të noterizohet diskriminimi i personave të privuar nga liria, kosovarët do të trajtohen sikur deri më tani, të trafikuarit nga Danimarka, sipas standardeve daneze. KMDLNj fuqishëm e ka kundërshtuar këtë marrëveshje sepse krijon precedentë të rrezikshëm që ta shndërrojë Kosovën në shkelës të madh të drejtave të njeriut dhe deponi për të burgosur dhe refugjatë të paligjshëm nga shtetet tjera që i konsiderojnë dhe trajtojnë si mbetje njerëzore.

    Zyrtarët kosovarë, me mburrje në vend se të turpërohen deklarojnë publikisht se shumë shtete kanë shprehur interesim të dërgojnë të burgosur dhe refugjatë të paligjshëm në Kosovë thuaja se vijnë për studime në Oxford apo Cambridge. K

    ur KM i Britanisë së Madhe, Kai Starmer dhe presidenti Tramp deklaruan se po e shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të burgosurve dhe refugjatëve të paligjshëm në Kosovë, presidentja dhe Qeveria e Kosovës u vetofruan t’i pranojnë, pa u bërë një kërkesë formale zyrtare dhe pa i ditur kushtet. Kosova nuk po ka kapacitete të sigurojë një jetë në kushte të një dinjiteti minimal ndërkaq, për shkaqe ekskluzivisht të përfitimit politik duan t’i zgjedhin problemet e të burgosurve të shteteve evropiane si dhe të refugjatëve të paligjshëm nga ShBA. Kosova nuk ka kapacitete e as mundësi minimale të merret me të burgosur të huaj dhe refugjatë të paligjshëm.

    Kosova, shkaku i lakmisë së politikanëve të padijshëm dhe të papërgjegjshëm do të shndërrohet në shkelës të madh të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria dhe refugjatëve të paligjshëm duke krijuar kushte për një destabilizim afatgjatë.

    Të tregoni aq përulësi dhe nënshtrim duke pranuar të burgosur dhe refugjatë të paligjshëm që në planin afatgjatë e destabilizojnë shtetin ndërsa që nuk tregoni asnjë interesim për mbrojtje të drejtave të njeriut që po shkelen aq brutalisht në Hagë nga Gjykata Raciste Speciale të burgosurve, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës, udhëheqës të luftës çlirimtare, krijues të shtetit dhe bartës të posteve më të larta politike dhe shtetërore tregon se keni mungesë elementare të përgjegjësisë njerëzore, kombëtare, politike, morale, institucionale dhe shtetërore.

    Nuk duhet që Kosova të shndërrohet në koloni të burgosurve dhe refugjatëve të paligjshëm që, në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut, dhunshëm do të vendosen në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    Guri: VV dhe Kurti nuk kanë interes për zhbllokim të situatës

    2 muaj përpjekje, 32 dështime – Kuvendi nuk konstituohet as sot

    Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat

    Të Fundit

    Guri: VV dhe Kurti nuk kanë interes për zhbllokim të situatës

    2 muaj përpjekje, 32 dështime – Kuvendi nuk konstituohet as sot

    Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat

    Nis seanca konstituive, e 32-ta me radhë

    Berisha: Secili mandatar që i siguron 60 vota e ka edhe votën time, nuk jam bllokues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.