Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Marrëveshja finale, Kurti e ‘kërcënon’ Vuçiqin: Nënshkruaj tash! (VIDEO)

    13/02/2024 20:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kur po bëhen një vit, nga marrëveshja e Brukselit dhe shtojca e Ohrit, ku Kosova e Serbia e pajtuan  një marrëveshje por nuk e nënshkruan, Albin Kurti, ka një thirrje urgjente.

    Kryeministri i Kosovës, gjatë një debati në Institutin Chatham House në Londër, thotë se nënshkrimi është më i domosdoshëm se kurrë. E refuzimi i shtetit serb, për firmosje, sipas tij mund të ketë një arsye të errët.

    “Mosnënshkrimi i ujdisë që e kemi, është shenjë e qartë e mosbesimit. Kështu që na duhet një mirëbesim, në mënyrë që të kemi siguri juridike dhe zbatim të asaj, për të cilën jemi dakorduar. Kur ata refuzojnë të nënshkruajnë marrëveshjen, ata duan të mbajnë një opsion hapur për ta pushtuar Kosovën. Unë nuk shoh ndonjë kuptim tjetër substancial të këtij refuzimi për nënshkrim, po kësaj që ata duan ta mbajnë hapur këtë derë, që të kenë ndonjë dritare mundësie që ata të kthehen dhe sërish të bëjnë agresionin”, tha i pari i qeverisë kosovare.

    Kurti, u pyet për mundësinë e rrezikut të përsëritjes së një sulmi të armatosur siç ishte ai në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Ai,shton se ka një arsye madhore se akti i agresionit nuk po përsëritet.

    “Mendoj se arsyeja kryesore është se ata panë patrullime të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe ushtarëve të NATO-s. Dhe ne duhet të punojmë më shumë, që të parandalojmë çfarëdo lloj të kërcënimeve të sigurisë dhe ne po ecim mirë me aleatët tanë, në këtë aspekt”.

    Ai, akuzoi presidentin e Serbisë, për aleancë me Rusinë përderisa shtoi se Vuçiq, siç e quan me agresivitetin e tij karshi Kosovës, do të mbaj raporte të mira me Kremlinin. E sa për perspektivën evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kurti, mes tjerash tha se në Kosovë 94% e popullsisë duan ti bashkohen BE-së, kurse në Serbi vetëm 35%. Kjo sipas tij është fort e rëndësishme për tu potencuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

    Haxhiu: Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.