Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Markoviq: BE-ja të tregohet serioze, Kurti ka për qëllim thjesht të fitojë zgjedhje

    17/04/2023 12:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Historiani serb Predrag Markoviq pretendon se është koha që BE-ja të tregojë përgjegjësi për çështjen e Kosovës. Më poshtë keni argumentin e tij.

    Ai tha se nëse BE-ja dëshiron të tregojë seriozitet, duhet të ndikojë në Prishtinë, e cila, siç shton ai, i reziston çdo normalizimi të marrëdhënieve.

    Markoviqi tha se problem më i madh është demagogjia e Kurtit në Prishtinë, qëllimi i së cilës është të fitojë zgjedhje me retorikë anti-serbe, raporton Tajung.

    Markoviq gjithashtu thotë se Kurti nuk mund të pritet të bëj asgjë konstruktive para zgjedhjeve.

    “Evropa, si zakonisht, do të ngecë, sepse nuk është në gjendje të zbatojë atë që nënshkroi vetë, që janë marrëveshjet e Brukselit. Në krizat e mëparshme, Amerika e la Evropën të kompromentohej dhe më në fund e zgjidhi. Amerika me vetëdije sabotoi disa marrëveshje në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj ajo e shtyu marrëveshjen e saj në Dejton, për të treguar se ajo është e vetmja fuqi që mund të bëjë diçka realisht”– tha Markoviq.

    Markoviq shton se prioritet i Amerikës janë politikat e brendshme, që do të thotë se reagimi i Amerikës ndaj zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, do të varet nga mënyra se si do të lëvizë situata në politikën e saj të brendshme.

    Të Fundit

    AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore 

    “Sot festojmë me Policinë”, në Gjilan shënohet 1 Qershori, Dita e Fëmijëve

    27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale

    Foda flet para dy ndeshjeve miqësore të Kosovës, kërkon fitore

    “A e kishe martu çikën ma përpara me një serb a me katolik”, aktorja me kritika të ashpëra

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.