Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Mark Zuckerberg pranon gabimin e madh që bëri me Facebook dhe Instagram

    19/10/2022 10:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bëhet e ditur se Facebook-u ka qenë në telashe të mëdha së fundmi, gjë që mund ta shohim nga rënia e numrit të përdoruesve, por edhe nga situata në bursë, ku humbën qindra miliarda dollarë këtë vit.

    Në një intervistë të fundit dhënë për “Stratechery“, Mark Zuckerberg shpjegoi se cili mund të jetë shkaku i këtyre problemeve dhe pranoi gabimin e tij në lidhje me strategjinë e kompanisë.

    Disa vite më parë, Zuckerberg ishte i bindur se përdoruesit dëshironin që Facebook të bëhej një platformë sa më personale, d.m.th., përmbajtjet e publikuara nga miqtë dhe të afërmit e tyre shfaqeshin në burimet e tyre.

    Sot është e qartë, siç e ka pranuar edhe ai vetë, se kjo ishte një mënyrë krejtësisht e gabuar e të menduarit, shkruan zimo.dnevnik.hr.

    Rezulton se përdoruesit duan përmbajtjen më të mirë dhe cilësore dhe nuk ka rëndësi kush e publikon atë përmbajtje. Këtë e kuptuan me kohë në TikTok, prandaj popullariteti i këtij rrjeti po rritet vazhdimisht, ndërkohë që përdoruesit dalëngadalë po largohen nga Facebook.

    Edhe pse Meta në Instagram u përpoq të ndryshonte algoritmin për të qenë më i ngjashëm me TikTok, përdoruesit nuk ishin të kënaqur sepse nuk duan që rrjeti të bëhet thjesht një kopje e TikTok.

    Zuckerberg thekson se në fillim, TikTok nuk përshtatej me “modelin e gjërave sociale” të tij dhe dukej më shumë si një version më i shkurtër i YouTube. Sot, ai thotë se është e rëndësishme që Meta të krijojë një algoritëm që do t’u rekomandojë përdoruesve përmbajtje të ndryshme argëtuese, por ndryshe nga TikTok, ai nuk dëshiron të fokusohet vetëm në video, por edhe në foto dhe përmbajtje teksti.

    “Ndonjëherë dua vetëm të shikoj video, por shpesh dua vetëm gjërat më të mira,” shpjegoi ai në një intervistë për “Stratechery”.

    Artikuj të ngjashëm

    Instagrami vendos kufizime në llogaritë e adoleshentëve

    Instagrami nuk është më i bllokuar në Turqi

    Lajm i mirë për përdoruesit e Instagramit

    Të Fundit

    Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në Lipjan, ja kur pritet të dalë vendimi

    Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    Kurti shkon në xhami: Do të investojmë mbi 600 mijë euro në Prishtinë

    Krejt vendimet që mori Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    Zyrtare: Shaqir Totaj kandidon sërish për kryetar të Prizrenit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.